Bashkëshortja e liderit të PD-së, Lulzim Basha i është bashkuar pak çaste më parë protestës së opozitës. Ndonëse në orët e para të tubimit ajo nuk ka rënë në sy dhe kreu i PD-së shoqërohej nga ish-kryeministri Sali Berisha, Aurela Basha ka zgjedhur të bashkohet me bashkëshortin e saj pasi pjesa më e madhe e protestuesve ishin larguar.

Në fotot e siguruara nga “BalkanWeb”, Aurela Basha shihet teksa bën foto me protestuesit, ndërsa disa minuta më vonë pranë bashkëshortit të saj. Ky i fundit diçka i thotë në vesh, pasi janë fotografuar shumë pranë njeri-tjetrit. Madje ngjan shumë si një moment intim midis dy bashkëshortëve.

E me sa duket kryeopozitari e ka mbajtur fjalën pasi paralajmëroi se në protestë demokratët do të ishin bashkë me familjet.

Madje Basha ka postuar edhe vetë një foto pranë bashkëshortes së tij, Aurelës.
“Bashkë me Aurelën, në shesh, krah mijëra familjarëve të tjerë, për një vend dhe shoqëri më të mirë për fëmijët tanë. Ngrihemi Bashkë”, shkruan Basha.
Basha ne fb me gruan

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb