Nëse fotoja bardhë e zi, me barkun e një gruaje shtatzënë, të pikturuar, vlen 2 milion e 400 mijë pëlqej, mund të jetë vetëm e Beyonce.
Tashmë mbretëresha e Instagramit ka postuar foto të patreguara më parë nga baby shower, në vilën e saj në Beverly Hills.

Ndjekësit e saj janë çmendur duke komentuar fotot ku Beyonce tregon barkun me tatuazhe.

Popstari 35-vjeçar dhe reperi 47 Jay-Z janë në pritje të dy binjakëve dhe kanë edhe një vajzë të vogël Blue Ivy, 5 vjeç.

Në festën e organizuar mes muzikës dhe kërcimit kanë marrë pjesë shumë miq të çiftit dhe personalitete të spektaklit dhe të sportit botëror mes tyre edhe Serena Williams.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: