SHBA – Bleona Qereti ishte një nga të ftuarit e shumtë në ceremoninë e inaugurimit të Donal Trump si president i ri i SHBA-ve ditën e premte më 20 janar.

Këngëtarja shqiptare ka postuar disa foto në llogarinë e saj në Instagram, në të cilat duhej e mrekullueshme. Bleona kishte veshur një fustan të gjatë të zi me të cilin rrezatonte si kurrë më parë.

Këngëtarja nuk ka humbur rastin, duke bërë edhe një foto me ambasadoren shqiptare në SHBA, Filoreta Luli Faber.
‘Jam shumë e lumtur që takoj ambasadoren shqiptare në SHBA’- shkruar Bleona përkrah fotos.
(er.cu/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb