Hera e fundit kur u filmua brenda shtëpisë së George Michael ishte në vitin 2004 kur Oprah Winfrey bëri një intervistë me yllin e muzikës pop.

Regjistrimi u bë pak kohë pasi George kishte përfunduar komplet rikonstruksionin e shtëpisë. Ai ia prezanton shikuesve shtëpinë e tij duke thënë: “Jemi këtu, gati 1 orë larg nga Londra. Kjo është një shtëpi e shekullit të 16 që e kam blerë tre vite më parë dhe e kam mobiluar siç kam dashur vetë”.

Në video duket se sa i apasionuar mbas mbajtjes së shtëpisë tradicionale ishte Geroge Michael, në po të njëjtën ku u gjet i vdekur nga i dashuri i tij ditën e Krishtlindjeve.

Gjatë intervistës me Oprah Winfrey, George thotë: “Ky është oxhaku..një oxhak origjinal. Kjo është dhoma ime e preferuar, ku ulem me kompjuter dhe punoj për orë të gjata. Piano është sendi im i preferuar në shtëpi”.

Qindra fansa u mblodhën jashtë shtëpisë së Michael për të lënë lule e qirinj në nder të tij. George Michael u nda nga jeta 3 ditë më parë në moshën 53-vjeçare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: