BRITANI – Një 20-vjeçar është zhdukur në rrethana misterioze më shumë se një javë më parë në Britani. Policia angleze ka hapur alarmin dhe ka kërkuar ndihmën e komunitetit për gjetjen e tij.

I riu shqiptar është identifikuar si Haziz Bruci, dhe për herë të fundit u pa ditën e dielë në qendër të qytetit Paisley. Paisely është qyteti më i madh në rajonin historik të Renfreëshiret, në Skocinë qendrore.

Mediat angleze e përshkruajnë shqiptarin si trup mesatar, me flokë të zeza. Herën e fundit kur u pa ai ishte i veshur me tuta të errëta, xhaketë me zinxhir dhe atlete sportive.

“Jemi të shqetësuar për shëndetin e Brucit. Lutemi për mbështetje nga komuniteti lokal dhe përtej që të na ndihmojnë ta gjurmojmë”, tha Jackie Melvin nga policia e Paisleyt, shkruan Renfrewshire24.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: