Antropologët pajtohen se xhunglat e thella, e të dendura të Amazonës, dhe disa zona të ngjashme të botës, ua kanë mundësuar disa  fiseve që në njëfarë mënyre t’ia dalin t’i shmangen botës moderne dhe të jetojnë absolutisht të izoluar. Ju sjellim në vazhdim rastet e njerëzve më të izoluar në botë të njohura deri në ditët e sotme.

8. Fiset në Guinea e Re

fiset e izoluara1

Në nëntor të vitit 1961, pasi i ishte përmbysur anija, Michael Rockefeller kishte notuar 10 orë deri  në  bregdetin e Guineas së Re për të kërkuar ndihmë.

Me të arritur në plazh ai ishte përshëndetur nga 50 vendorë, që e kishin marrë dhe dërguar atë tek lideri tyre, i cili kishte urdhëruar që ta torturojnë, t’ia prejnë kokën, ta copëtojnë, pjekin dhe t’ia hanë pjesët e trupit sipas një rituali të kanibalizmit.

7. Surma

fiset e izoluara2

Surma është një fis i izoluar në Etiopi, gratë e të cilit dallohen me “pjatat gjigante në buzë”. Këta njerëz ia kanë dalë të mbijetojnë për shekuj me radhë falë blegtorisë, e cila për ta është burimi kryesor i ushqimit.

Thuhet se kur disa mjekë rusë në vitet 1980-ta e kishin vizituar fshatin e këtij fisi në përpjekje për të kontaktuar me të, fëmijët e fshatit që kurrë nuk kishin parë njeri me ngjyrë të bardhë të lëkurës, kishin ikur nga fshati duke menduar se ata ishin kufoma që ecnin.

6.  Mashco-Piro

fiset e izoluara3

Ndonëse territori i tyre natyror, i cili është i njohur për hulumtuesit për dekada të tëra, është shkatërruar në masë të madhe nga prerja e drunjëve, gazi dhe industria e naftës, ky fis në Peru  gjithmonë e ka bërë të  qartë se nuk dëshiron të përzihet me botën moderne.

Në vitin 2010, ky fis kishte vrarë Nikolas Floresin, pjesëtar i një fisi tjetër, i cili për dekada ishte përpjekur për të kontaktuar me Indianët.

5. Sentinelese

fiset e izoluara4

Fisi Sentinelese në Ishujt Andaman konsiderohet të jetë aktualisht qytetërimi më i izoluar i njohur  në tokë, i cili është shumë dyshues ndaj të huajve.

Në vitin 2006, kur dy peshkatarë të dehur i ishin afruar shumë afër ishullit të Sentineleseve, që ndodhet afër Indisë, ata ishin sulmuar dhe vrarë nga vendorët me shigjeta.

4.  Aborigjinët Pintupi

fiset e izoluara5

Një grup i izoluar i aborixhinëve nomad të fisit të lashtë Pintupi është zbuluar krejt rastësisht në vitin 1984, në një vendbanim  në Australi.

Thuhet se vite më parë britanikët e kishin shfrytëzuar territorin e këtij fisi për testimin e raketave, andaj për qëllime sigurie të gjithë fisin e kishin zhvendosur në vendbanime më të sigurta. E ndarë nga fisi, kjo familje kishte bredhur nga nga një burim uji në tjetrin.

3. Amerikani i fundit autokton

fiset e izoluara6

Një ditë në vitin 1911 nga malet e Kalifornisë kishte zbritur anëtari i fundit i mbetur gjallë i fisi të indianëve Yahi.

Thuhet se në pamundësi për të treguar emrin e tij, pasi nuk e kishte dëgjuar atë për kohë të gjatë, një antropolog e kishte emëruar me emrin Ishi, që në gjuhën Yahi do të thotë njeri.

2. Fiset Amazoniane të Brazilit

fiset e izoluara7

Qeveria braziliane rregullisht dërgon aeroplan mbi xhunglën e Amazonës për të fotografuar dhe vlerësuar numrin e fiseve që jetojnë të izoluar nga bota.

Thuhet se në pjesët më të largëta të xhunglave të Brazilit jetojnë dhjetëra fise, disa prej të cilave kohëve të fundit kanë filluar “t’i vizitojnë” më shpesh disa fshatra të afërta, siç ishte rasti, kur një fis nga xhungla kishte vjedhjur  ushqime, sëpata dhe hanxharë nga një fshat brazilian pranë kufirit me Perunë.

1. Rucët vietnamezë

fiset e izoluara8

Gjatë luftës së Vietnamit, disa pjesë të xhunglës ishin dëmtuar aq shumë nga bombardimet saqë kishin detyruar të dalë në pah një fis që nuk ishte parë kurrë më parë.

Thuhet se rojet kufitare të ushtrisë vietnameze, pas disa muajsh ia kishin dalë t’i bindin këta njerëz tërësisht lakuriq, që ishin në gjendje të ngjiten pemëve dhe shkëmbinjëve si shimpanzetë, që të largohen nga shpellat malore ku jetonin dhe të bashkohen me komunitetin më të afërt.

Mirëpo edhe pse që nga ajo kohë kanë kaluar më shumë se pesëdhjetë vjetë, duket se mënyra primitive e të menduarit të Rucëve nuk ka ndryshuar dhe shumë prej tyre ende më shumë e preferojnë të jetojnë  në shpellat e tyre të dashura.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: