Cindy Crawford, Carla Bruni, Naomi Campbell, Claudia Schiffer dhe Helena Christensen mbyllin sfilatën e fundit të Donatella Versace, një nderim për vëllain e saj që u nda nga jeta 20 vjet më parë.

Bëhet fjalë për një shoë ku simbolet e asaj kohe u kthyen në të shkuarën, në një moment revolucioni teknologjik.
Një show që do të bëjë epokë, sepse në spektaklin e Donatella Versaces kanë sfiluar dy gjenerata, le insta-girls dhe yjet e paarritshme të së djeshmes. Në pasarelë ka sfiluar edhe vajza e Cindy Craëford, Kaya Gerber, e cila mbërrin në skenë me një kostum të stampuar me kopertinat e Vogue, që tregojnë nënë e saj: ’E vështirë të bësh një krahasim’, komenton Donatella. ‘Të parat ishin yje absolute, të paarritshme.
Këto Insta-girl kanë përpara shumë vite për tu bërë si ato, duhet kohë, nuk mund të bëhesh Naomi në dy vite’, vazhdon motra e Gianni Versace. Ja një fotogaleri me modelet më të famshme të të gjitha kohërave.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: