Një nga arsyet se përse Inter e ka çuar në 8 numrin e ndeshjeve pa fitore në “Seria A” është futbollisti Ivan Perisiç. Kroati pas formës së shkëlqyer në fillim të sezonit tashmë pothuajse i ka fikur ‘motorët’ dhe kjo u edhe në ndeshjen e fundit kundër Crotone-s, për të cilën tifozët e Interit shpërthyen në kritika.

Njëri prej tyre kërkonte që drejtuesit ta dërgojnë 29-vjeçarin të luajë në kategorinë e parë të Shqipërisë. Koment ky që padiskutim nuk është marrë parasysh nga personat përgjegjës, po që i duket i ka bërë përshtypje futbollistit.

Perisç së fundmi ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku shkruan: “Kam luftuar si dreqi dhe lufta si dreqi më ka bërë ky që jam!”.
perisicc-441x415
Padiskutim një përgjigje kjo e kroatit ndaj atyre që e kritikuan.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: