TIRANE – Çifti Miriam Cani dhe Alban Skenderaj çdo ditë shfaqin lumturinë e tyre në rrjetet sociale, sidomos pas ardhjes në jetë të vogëlushes së tyre.

Disa muaj më parë ata kanë sjellë në jetë fëmijën e tyre të parë, vajzën me emrin Ameli. Të dy këngëtarët edhe pse publikojnë shpesh foto në rrjete sociale me të voglën e tyre, mundohen të mos tregojnë fytyrën e saj.

Por mëngjesin e sotëm, këngëtarja shqiptare është zgjuar me një pamje shumë të bukur, pamje të cilës nuk i ka rezistuar dot dhe e ka publikuar në Instagram. “Dashuria krijoi mrekullinë. Pamja ime që shoh çdo mëngjes” – shkruan Miriami.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb