Nëse jeni të pasur dhe dëshironi që të bëhet pronë e juaj diçka që i ka takuar presidentit amerikan Donald Trump tani keni mundësinë, pasi limuzina e tij e vitit 1988 është në shitje.

Limuzina gjendet në Gloucestershire, në Britani të Madhe, dhe është e dizajnuar veçanërisht për Donald Trumpin, shkruan “Koha.net”. Ajo është e prodhuar në vitin 1988 dhe quhet Cadillac Trump.

Ishte e planifikuar që të prodhohen 50 limuzina të tilla, por në fund vetëm dy prej tyre morën dritën jeshile. Njëra është dërguar në Britani të Madhe në vitin 1991 dhe ka përshkuar 72.420 kilometra.

Pronari aktual thotë se kjo limuzinë është 29-vjeçare.

Për këtë limuzinë, pronari kërkon 50 mijë funte, por pasi të shitet përmes ankandit, është e mundshme që çmimi i saj të rritet.

Cadillac Trump ka motor 5.0-litër dhe në pjesën e brendshme ka televizor, bar të vogël, si dhe pajisje të tjera.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: