Ky laptop, i cili mund të shndërrohet edhe në tablet, është lansuar në panairin e teknologjisë CES 2017 këtë vit. Këtë laptop evropianët mund ta blejnë në version me ngjyrë ari dhe gri, si dhe me specifika të ndryshme. Laptopi më i ri Miix 720 2-në-1 i Lenovos tani është në dispozicion për shitje.

Modeli bazë shitet me çmim prej 1.199 euro, i cili është gati sa Surface Pro 4, dhe vjen me ekran 12-inç QHD, procesor Intel Core i5-7200U, deri në 16 gigabajt RAM memorie dhe deri në një terabajt (PCle SSD) memorie të brendshme. Lenovo premton që qëndrueshmëria e baterisë është deri në 8 orë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: