Dy super-veturave një Ferrari 458 Italia dhe një Porsche 718 Cayman GTS u përfshinë në një aksident të frikshëm.

Drejtuesi 26-vjeçar i Porsche mësohet se ka pësuar lëndime të lehta, por shoferi i Ferrari-t nuk ishte në vendngjarje dhe policia ka bërë thirrje që të jepen informata për ta gjetur atë dhe ndonjë pasagjer të mundshëm.

Porsche i kuq me vlerë 90 mijë euro u përmbys dhe i humbi të dyja disqet në aksident

Ndërkaq Ferrari me vlerë 170 mijë euro pësoi dëme të shumta në pjesën e përparme nga ana e pasagjerit.

Përplasja, që shkaktoi një dëm prej mbi 260 mijë eurosh, ndodhi rreth orës 7 e 50 të mbrëmjes së kaluar në South Yorkshire të Anglisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: