TIRANE – Irma Libohova ka denoncuar një nga organizatorët e koncerteve, i cili nuk ka paguar këngëtaren pas përfundimit të koncerteve.

Këngëtarja shkruan se personi me emrin Ari Kasapi nuk e ka paguar pas koncerteve që këngëtarja ka mbajtur nën organizimin (apo ftesën) e tij. Irma Libohova ka provuar disa herë të kontaktojë me personin në foto dhe nuk ka marrë asnjë përgjigje.

“Miq të dashur! Unë kam vendosur të bëj publik një fenomen që jo rralle i ka ndodhur artistëve. Pasi organizatorët e koncerteve propozojnë artistët për festa të ndryshme, lidhen me ca fjalë të cilave duhet tu qëndrosh korrekt. Ata njerëz që më njohin dhe kanë pasur punë me mua, mund të dëshmojnë korrektesën time ekstreme. Mirëpo jo gjithmonë gjerat shkojnë kështu me palën tjetër. Pasi udhetojmë me mijëra km e shkojmë në ditën që duhet, në orën që duhet, në vendin që duhet dhe pasi publiku argëtohet, e ne bashkë me ta, në fund kontraktuesi duhet të shlyejë detyrimet. Me personin që shihni në foto nuk ka ndodhur kështu. Ky është Ari Kasapi, që në Facebook ka emrin “Koncerte ne ishujt greke”. Pasi e kam njoftuar me disa mesazhe që të përmbushë detyrimin e mbetur nga puna e kryer, ky zotëri nuk më ka kthyer asnjë përgjigje. Në 45 vite karrierë jam përpjekur të marr përgjegjësitë e duhura profesionale, shpesh dhe me sakrifica, prandaj dhe sjellje të këtij lloji nuk i duroj e as nuk i toleroj. Ju bëj thirrje miq, artistë, kolegë e ju publiku im, që të shpërndani këtë post, në mënyrë që askush në asnjë profesion të mos jetë viktimë e këtij fenomeni. Ju faleminderit!”, mbyll postimin e saj këngëtarja Irma Libohova.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: