ITALI – Një shqiptar në Itali është marrë peng për një borxh prej 13 mijë eurosh. Rrëfimi i torturave nga ana e shqiptarit 47-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është bërë shkak që të shkatërrohet një bandë e rrezikshme në Itali që vepronte në disa zona.

Banda përbëhej nga 4 shqiptarë dhe një italian. Edhe pasi u lirua si peng, shqiptari mori kërcënime me jetë. Gjithçka nisi një vit më parë kur 47-vjeçari kërkonte të hapte një biznes në Romë dhe për këtë i duheshin para borxh.

Ai ua kërkoi bashkëkombasve të cilët e morën peng. Pasi u mori 7 mijë euro, në fillim çdo gjë shkonte mirë kur ai u kthente nga 700 euro në muaj, por më pas për shkak të vështirësive, s’mundi t’i paguante më dhe borxhi u rrit me 13 mijë euro.

Më pas filluan kërcënimet me vdekje ndaj tij nga huadhënësit, të cilët e morën shqiptarin dhe e dërguan në një vend të izoluan në Pavona.

“Më lidhën në një karrige dhe më godisnin me shkelma në të gjithë t rupin. Nuk më dhanë as bukë as ujë për tre ditë. Më thanë se nëse nuk i ktheja borxhin do të më groposnin 6 metra nën tokë”

Me justifikimin se do merrte një shok në telefon t’i sillte paratë, lajmëroi policinë e cila arriti ta lironte në kohë.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb