SHBA-Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka ngatërruar në rrjetin social ‘Twitter’ vajzën e tij me një tjetër vajzë. Një konsulente dixhtale nga Brightoni e quajtur Ivanka Majic tha se ajo dhe burri i saj ishin zgjuar të alarmuar në orën 6:00 të mëngjesit nga telefonatat e miqve dhe të mediave.

Britanikja u shpreh se Donald Trump i kishte bërë ‘tag’ në një postim në ‘Twitter’ duke e ngatërruar me vajzën e tij të cilës i thurte lëvdata, Ivanka Trump, njofton BBC. Preisdneti i zgjedhur i SHBA-së, kishte përdorur si ‘tag’ emrin e përdoruesit të gabuar në llogarinë e tij me 20 milionë ndjekës. ‘Ivanka Trump është një grua e mrekullueshme dhe me klas’- shkruante Donald Trump tek postimi i tij në ‘Twitter’.

Përdoruesit kanë reguar me shpejtësi, ndërsa më vonë gabimi është korrigjuar. Ndërkohë britanikja që ishte ngatërruar është shprehur me shaka se Trump është një person që ka shumë përgjegjësi mbi shpatulla me marrjen e detyrës si president i SHBA-së dhe duhet të bëjë më shumë kujdes jo vetëm mbi përdorimin e ‘Twitter’-it por edhe për ndryshimet klimaterike.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: