Në shtator, prodhuesi i makinave “Cadillac” do të prezantojë modelin e ri CT6, i cili përmban sistemin e drejtimit pa duar.

Falë këtij sistemi, drejtuesi i mjetit do ta ketë të nevojshëm drejtimin e mjetit vetëm në raste të caktuara, pasi fale modelit të ri, makina do të drejtohet nga sistemet e kamerave dhe radarëve.

Kështu, drejtuesi i mjetit do t’i ketë duart krejtësisht të lira, dhe do të ketë të nevojshëm vetëm kontrollin e frenave dhe të shpejtësisë së makinës.

Fillimisht ky model i ri i Cadillac do të prezantohet në SHBA dhe Kanada, dhe më pas edhe në vendet e tjera.

Ky sistem i drejtimit të mjetit pa duar do të vendoset dhe në modelet e tjera, pasi kompania e konsideron si shumë efikas në momentet kur shoferit i duhet të përdorin telefonin.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: