Nuk është një pamje e filmave aksion e horror, është një skenë që qindra qytetarë lushnjarë e kanë parë dje rreth orës 18:30 në mes të rrugës, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Urës së Përroit”, duke risjellë në mendje dashje pa dashje vitin e mbrapshtë të 1997, ku bandat bënin ligjin në Lushnjë.

“BalkanWeb” ka siguruar një foto në minutat e para pas vrasjes së dy të rinjve Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha në Lushnjë.

…Një paketë në dorë, një cigare që nuk u pi kurrë. Një armë për t’u mbrojtur. Dy të rinj që s’do e shohin më diellin të lindë, ndoshta të pafajshëm e ndoshta të fajshëm por që tronditën të madh e të vogël.

vrasja Lushnje

Dy familje në zi, me dyer të hapura për mort por të mbyllura përgjithmonë. Një histori që përsëritet në Shqipërinë e vogël. Askush nuk do ta harrojë pamjen e dy të rinjve të shtrirë pa jetë në shpinë e në bark, mes pellgjeve me gjak në rrugët e Lushnjës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: