TIRANE- Pas historisë së rëndë që rrëfehu vajza për jetën e saj, se për 2 vite e gjysmë ishte përdhunuar dhe kërcënuar nga vjehrri i saj, nëna e Marsidës është ndjerë keq dhe ka humbur ndjenjat live në emisionin “Me zemër të hapur”, në ‘News24.

Mes tensionit dhe akuzave të rënda nga ish-krushqit e saj, të cilët deklaruan se vajza e saj dhe vet ajo se nuk ishin mirë mendërisht, e moshuara nuk e ka suportuar dot situatën dhe ka pasur një luatje tensioni, shkruan ‘BalkanWeb’.

Është dashur që drejtuesja e emisionit, Evis Ahmeti të ndërpresë për pak çaste transmetimin, ndërsa stafi i ‘News24’ i ka ardhur në ndihmë të moshuarës, e cila më pas gjeti forcat për të dhënë një mesazh për qytetarët shqiptarë. Teksa u bëri thirrje femrave shqiptare që mos të tolerojnë dhunën, nëna e Marsidën tha se dhuna në familje duhet të dënohet, përcjell ‘BalkanWeb’.

humb ndjenjat
gruaja4

gruaja humb ndjenjat ne news24

gruaja humb ndjenjat ne news
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb