Foto që qarkulloi dje në rrjet nga samiti G7 i tregon hapur të gjitha tensionet. Dy ditë më parë në takimin ku mori pjesë kancelarja gjermane Angela Merkel, Presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri japonez Shinzo Abe, kjo foto u bë objekt studimi për shumë analistë të gjuhës së trupit.

Poza e shkrepur nga fotografi i qeverisë gjermane Jesco Denzel, tregon kancelaren me duart e vendosura mbi tavolinë duke parë drejt e në sy.

Ekspertja e komunikimit dhe gjuhës së trupit Patti Smith tregon se  duart e Merkel dhe krahët e Trump tregojnë se e gjithë vëmendja është tek Presidenti amerikan. “E vështirë të besohet se mund të ndodhë diçka e tillë. Po shikojmë një moment se si liderët e fuqishëm botërorë po i përgjigjen sjelljes së Trump”, thotë ajo.

Nga ana tjetër, është qëndrimi sfidues i Merkel, gjuha e trupit të së cilës tregon se ajo nuk do të ndryshojë mendim për pikëpamjet e veta. Si përfundim, Presidenti Trump duket i kënaqur nga kjo situatë

BalkanWeb

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: