Aktori dhe moderatori Ermal Mamaqi ka zbukuar më shumë detaje rreth shtatzënisë së bashkëshortes së tij, Amit, në një prononcim për emisionin “Jo vetëm modë”.

I pyetur nëse i mori leje Amit për foton e publikuar Mamaqi tha se ishte një keqkuptim dhe sqaroi se kishte pyetur bashkëshorten thjesht nëse i pëlqen apo jo fotoja, pa i treguar që do ta publikonte dhe pas publikimit celularët e tyre kishin filluar të binin.

“E kemi marrë me gëzim të madh se me thënë të drejtën mezi e prisnim dhe tani është ai momenti që mezi presim të dimë çfarë është.

Për foton që publikova ishte një keqkuptim se unë i thash Amit: Të pëlqen kjo? Ajo tha: Po shumë e bukur. Dhe unë e postova edhe pastaj, celuari i Amit edhe i imi filloi të bjerë më shumë se kur kemi ditëlindjen. Dhe Ami vjen dhe më thotë: Mos ke postuar gje një foto ti, ke thënë gjë? Po i thash, unë të pyeta. Ami më tha: Po, jo mo vlla unë të thash është e bukur, por jo për ta postuar. Kështu ndodhin krimet në familje”, tha me humor Mamaqi.

Aktori zbuloi për “Jo vetëm modë”, se tani Ami është 2 muajshe e gjysmë dhe se të dy duan që të jetë gocë.

“Ne kishim 6 muaj që e provonim. Tani Ami është 2 muaj e gjysmë. Ne duam të dy shumë të jetë gocë se një djal e kemi, po edhe po të jetë çun do e mbajmë. Lidhur me emrin nuk kemi absolutisht asnjë ide derisa të kristalizohet gjinia. Joeli po e pret si një lodër dhe pyet çdo ditë: Do dali sot?”, shtoi Mamaqi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: