Organizimi i një Botërori është një nga evenimentet ose evenimenti më i madh që mund të orgnizojë një vend i caktuar. Vitet e fundit janë shtuar zërat se për ndërtimin e infrastrukturës po shfrytëzohen njërëz deri në sklavëri. Jo të pakta janë rastet kur punëtorët kanë humbur edhe jetën.
Në Botërorin e Brazilit ky ishte një fenomen i përfapur ndërsa në Katar është më se qetësues ku deri më tani është raportuar se kanë humbur jetën mbi qindra persona.

Reportazhi
Përjashtim nuk mund të bënte Rusia, e cila është akuzuar rëndë prej revistës norvegjeze “Josimar”. Titulli kryesor i numrit të radhës të revistës është “Skllevërit e Shën Pjetërburgut”. Nga emri kuptohet qartë se gazetarët kanë përshkruar kushtet e punëtorëve që punojnë në kantieret e ndërtimit të impiantit të qytetit verior.
Sklleverit-koreane-Rusi-490x345
Origjina dhe pagesa
Sipas gazetarëve norvegjezë, stadiumi i Zenitit është ndërtuar nga 110 punëtorë të marrë nga Koreja e Veriut. Secili prej tyre paguhet me rreth 100 dollarë në muaj, 70 për qind e të cilave i shkojnë regjimit koreanoverior.
Koreanet-Rusi-2018-490x368
Kushtet
Ajo që ka alarmuar më shumë gazetarët ishin kushtet e vendit ku jetonin “skllevërit”. Sipas “Josimar”-it, ata banonin në kontenierë dhe nuk kishin as ujë e as ngrohje.
Koreanet-ne-Rusi-490x327
Shifra alarmuese
Sipas organizatave që merren me të drejtat e njeriut në Rusi, mësohet se numri i të “deportuarve” nga Koreja e Veriut është shumë herë më i madh. Thuhet se janë plot 30 mijë koreanoveriorë të cilët janë detyruar të shkojnë në Rusi për të punuar në sektorë të vështirë.
Rusi-stadiumi-490x327
Stadiumi
Sipas mediave ruse, stadiumi i Zenitit është simboli i korrupsionit në Rusi, pasi me kalimin e kohës kostoja e tij ka shkuar deri në 1.5 miliardë dollarë amerikanë. Impianti ishte parashikuar të përurohej në 2006-n dhe kostoja e tij ishte llogaritur “vetëm” 220 milionë dollarë amerikanë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb