Paparaci i “Panorama” këtë javë ka fiksuar disa momente të Elvis Rroshit, i cili pas rreth tre muajsh ka dalë nga arresti shtëpiak.

Majlinda Bregu është fotografuar duke u përqafuar me ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro, ndërsa Ben Blushi pas largimit nga PS-­ja ka gjetur një mënyrë tjetër për t’i bërë karshillëk Edi Ramës.

Elvis Roshi shijon lirinë nëpër rrugët e ish-­Bllokut në Tiranë
Të gjithë ata që ndjekin lajme politike, besojmë e kanë mësuar se kryebashkiaku Elvis Roshi, i cili akuzohej për fshehje të të dhënave të tij në plotësimin e deklaratës së dekriminalizimit, mori pafajësinë në Gjykatën e Lartë pak ditë më parë dhe mund t’i kthehet jetës normale, si dhe punës së kryetarit të Bashkisë.

Por Kavaja, mesa duket, ka qenë shumë e vogël për ta mbajtur këtë gëzim të madh dhe Roshi ka ardhur në Tiranë, në një lokal me emër në zonën e ish­Bllokut, ku ishte në shoqërinë e shumë burrave dhe të ndonjë deputeti të PS. Këtë skenë, madje, e kanë parë me kuriozitet edhe analisti Lutfi Dervishi dhe Afrim Krasniqi, të cilët po kalonin aty rastësisht.

Elvis Rroshi 1

Elvis Rroshi 2

Ka shumë dashuri mes Majlinda Bregut dhe Mirela Kumbaros
Janë në llogore të ndryshme, sepse njëra është deputete e Partisë Socialiste dhe tjetra ministre e Kulturës, e zgjedhur nga PS, por dy zonjat, Majlinda Bregu dhe Mirela Kumbaro, kanë arritur t’i tejkalojnë dasitë politike dhe duket se shkojnë shumë mirë me njëra­tjetrën, për të mos thënë që mund të jenë edhe shumë mikesha, sepse sa herë takohen, puthen dhe përqafohen shumë gjatë. Kjo është forca e grave!

Bregu-Kumbaro

Bregu-Kumbaro 2

Karshillëku i Blushit me eskortën e Ramës
Të enjten paradite, kur është edhe seanca plenare në Parlament, ajo që bie në sy është një ngatërresë mes makinash dhe eksorta ministrash, duke krijuar kështu një situatë pak kaotike para Parlamentit. Për dikë kjo mund të bëjë që ta nxitojë hapin, por jo për Blushin, i cili edhe pse ka mbrapa eskortën e Kryeministrit Rama, i cili duhet të kalojë në të vetmen rrugë që është aty, Blushi nuk e prish terezinë dhe vijon të ecë me hap të ngadaltë.

Blushi-eskorta

Burrat e kombit në Parlament, të hutuar pas një zhapiku

Në fillim e ka parë deputeti i Partisë Socialiste, Paulin Sterkaj, teksa po hipte shkallët për t’u futur në sallën e Parlamentit këtë të enjte. Por njeriu me zemër të butë, Sterkaj, jo vetëm që nuk e ka shkelur zhapikun që po e priste te tapeti i kuq, por e ka larguar më tutje për të mos e shkelur ndonjë koleg i tij, më pak i kujdesshëm. Kjo skenë nuk ka lënë indiferent as ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili në valën e debatit për hashashin, ka gjetur pak sekonda që të argëtohet me zhapikun e Sterkajt.

Tahiri-zhapiku

Sterkaj zhapiku

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb