Festa e “Birra Korça” ka mbledhur në natën e saj të parë mijëra vetë nga i gjithë vendi, por edhe turistë të huaj, duke e konfirmuar kështu si eventin më të rëndësishëm veror sa u përket pjesëmarrësve në të.

Në edicionin e saj të 11-të, mbrëmë është shndërruar në një aktivitet madhështor. 14 stenda të “Birra Korça” janë pozicionuar në dy polet e qytetit të Korçës, te sheshi në krah të stadiumit “Skënderbeu” dhe te Pazari i Vjetër, ku ndërthuren vlerat arkitekturore me elementët identifikues të qytetit, siç është edhe “Birra Korça”.

Mbrëmje e zjarrtë është konsideruar nata e parë e kësaj feste gjigante, ku birra “Korça” mbetet shija e vërtetë dhe unike e festës. Ashtu si çdo vit, kjo festë që do të zgjasë pesë net parashikohet të ketë një rekord pjesëmarrësish dhe surprizash.

Festa, e cila fton shqiptarë e të huaj të bëhen pjesë e mbrëmjeve unike, do të ofrojë birrën “Korça” si më të mirën në vend, shoqëruar me më të mirët e muzikës dhe më të mirat e gatimeve tradicionale. Stendat ku ofrohej birra “Korça” gjatë natës së parë të festës kanë qenë të tejmbushura nga shijuesit e saj, të cilët, ashtu si edhe vitet e kaluara, i kanë qëndruar besnikë kësaj birre.
“Birra ‘Korça’ është e mrekullueshme dhe e veçantë. Isha vitin e kaluar dhe u ktheva edhe këtë vit me disa miq më shumë. U fola për festën që bëhej këtu, por edhe për birrën ‘Korça’, që mbetet ikonë e këtij qyteti. Miqtë e mi po kënaqen shumë dhe ne do të qëndrojmë në të gjitha netët këtu dhe të shijojmë birrën e qytetit tuaj”, u shpreh një turist i ardhur nga Gjermania.

Me një program të zgjedhur muzikor për të kënaqur preferencat e të gjithëve dhe birrën “Korça”, festa jo vetëm është konsideruar një segment i rëndë- sishëm për sa i përket tërheqjes së vizitorëve, por nga viti në vit ka promovuar dhe përforcuar imazhin turistik të qytetit. Performanca nga emrat më në zë të skenës, vëllezërit Prifti, Marsela Çibukaj, grupi NA, Domino Band etj., kanë mbajtur zgjuar qytetin deri në orët e para të mëngjesit. Me birrat “Korça” në duar, çdo pjesë- marrës i festës është argëtuar dhe ka shijuar mbrëmjen e parë të saj.

Në fabrikën “Birra Korça”, puna dhe përgatitjet kanë nisur kohë më parë. Festa, e cila mban zgjuar të gjithë, nuk do të ishte e tillë pa birrën e këtij qyteti, ndaj kërkesat e shumta të konsumatorëve në vitet e kaluara kanë bërë që sasia e birrës “Korça” që ofrohet të rritet edhe më tepër.

Arsyeja kryesore mbetet ajo e cilësisë së birrës. Tashmë është provuar që birra “Korça” është birra më cilësore në treg dhe për këtë është vlerësuar me mjaft çmime ndërkombëtare. Shumë turistë dhe vendas që vizitojnë Korçën, kanë pasur mundësinë të shohin teknologjinë me të cilën ajo prodhohet.

Tashmë birra e qytetit të Korçës nuk ka rivale, sepse ajo është kthyer në birrën e të gjithë shqiptarëve, por edhe në zgjedhjen e çdo turisti. Sakaq, birra “Korça”, serenatat dhe kërnackat nuk do të ndalen edhe te lokali veror “Birra Korça”, ku mund të festojnë dhe argëtohen ata më nostalgjikët.

Lorenzo Gaggini ka ardhur nga Italia për Festën e Birrës. Sipas tij, “Birra Korça është gjithçka që çdokush do të dëshironte në një mbrëmje të nxehtë vere.

Si po ndiheni në këtë festë?
Festa e Birrës është vërtet një event i veçantë, ku njerëzit kanë mundësinë për të konsumuar një birrë të mirë dhe cilësore, siç është birra “Korça”, dhe e ndërthurin atë me muzikën dhe argëtimin për pesë net radhazi.

Pse vendosët që të vinit në këtë festë?
Jetoj në Rimini në Itali, por nëna ime është me origjinë shqiptare. Kushërinjtë e mi më flisnin vazhdimisht për festën. Tani që e pashë, mendoj se është një nga festat më të bukura. E kam shijuar birrën që ofrohet këtu, e përfaqëson denjësisht këtë qytet. Ka cilësi të lartë, shije të mirë dhe birra “Korça” është gjithçka që secili nga ne dëshiron të ketë në një mbrëmje të nxehtë vere.

A mendoni të riktheheni në këtë festë çdo vit?
Është hera e parë që marr pjesë në organizimin e Festës së Birrës dhe është kënaqësi të jem këtu. Është një ndjesi e mirë të marrësh pjesë në këtë festë ku konsumohet pa fund birra “Korça” mes një atmosfere të zjarrtë muzike dhe kërcimi. Do të vij sërish dhe madje do të sjell miq të mi nga Italia ta shijojnë birrën e qytetit tuaj./Panorama

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb