Palermo duket se është kthyer këto ditë në ‘qytetin e shqiponjave’, pasi që nga e enjtja tifozët kuqezi kanë mbushur rrugët e qytetit italian. Të veshur me fanella dhe shallë kuqezi, e me flamuj në duar, këngët shqiptare dëgjohen kudo në Palermo. Edhe pse Federata Italiane e Futbollit vendosi ta zhvendoste ndeshjen në jug të Italisë, tifozët kuqezi nuk zhgënjyen sa këtë herë të mbështesin ekipin e tyre kudo që shkon.

Qindra mijëra tifozë shqiptarë janë sot në pritje për të parë në stadium përballjen mes ekipit shqiptar dhe italian në orën 20:45.

Ndërkohë gjatë paradites së sotme një delegacion shqiptar ka vizituar Piana degli Albanesi, një qytezë 35 kilometra larg Palermos, e cila është e populluar nga arbëreshët, shqiptarët që kanë emigruar aty që nga koha e Skënderbeut.

Kombëtarja shqiptare përballet sot në orën 20:45 me përfaqësuesen italiane në stadiumin e Palermos, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Botërorit ‘Rusi 2018’.

Xhani De Biazi ka blinduar krahët e skuadrës, duke menduar se rreziku më i madh do të vijë nga skema e Venturës 4-2- 4. Trajneri kuqezi i përgjigjet me skemën 4-1-4-1, ku Ajeti ka mbajtur deri në momentet e fundit zgjedhjet e De Biazit.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb