TIRANE- Pak pasi rifitoi lirinë, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri shfrytëzoi që të dilte nga dera tjetër e gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda.

Pavarësisht se tentoi t’i shpëtonte vëmendjes së mediave, Tahiri u përcoll me shumë gëzim edhe nga disa mbështetës të tij, të cilët jo vetëm ndoqën makinën e policisë me vrap, brenda të cilës ishte ish-ministri, por edhe duartrokitën dhe e përshëndeten me dorë përmes xhamit.

Kujtojmë se Tahiri qëndronte në arrest shtëpie që prej datën 12 maj, pasi po hetohet për përfshirje në trafik droge. Pak pas vendimit, Tahiri u dërgua nga punonjës policie në shtëpinë e tij, në zonën e ‘Kodrës së Diellit’, deri sa të ekzekutohet vendimi i gjykatës.
33865511_436536003438908_9121747089087266816_n

33849118_436536013438907_532191987512639488_n

33693829_436536106772231_5688986510594932736_n

33689281_436536100105565_1881911131300167680_n

33748795_436536150105560_5729419603302416384_n

33894915_436493740109801_7070947428412686336_n

33720309_436493726776469_7789585926224609280_n
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb