Këngëtari i njohur shqiptar, Françesk Radi prej dy ditësh ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën. Pas fjalëve të ndjera të bashkëshortes së tij Tefta Radi, ka ardhur dhe reagimi i vajzës, Anjezës.

Kjo e fundit ka postuar një fotografi në profilin e saj ku shfaqet me kantautorin, ndërsa shkruan “Lutemi për ty babi”.
17579992-10212899181650437-1035160045-n_1490721529-5636705
Mjekët e urgjencës së re ku ndodhet këngëtari kanë pohuar se Radi është shtruar në reanimacionin qendror në QSUT dhe gjendja e tij është shumë e rëndë. Mjekët bëjnë të ditur se këngëtari ka pësuar hemorragji masive të trurit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: