TIRANE– Një ditë pas tragjedisë në Liqenin e Mzezit ku humbi jetën një fëmijë 12-vjecar, i cili po luante së bashku me motrën e tij 15-vjecare në liqenin pjesërisht të ngrirë, pamje të tjera të frikshme mbërrijnë në redaksinë e ‘BalkanWeb’.

Në fotot e filmuara nga lart përmes teleferikut të Dajtit nga qytetarët, shihen sesi dy fëmijë të zonës luajnë në një nga rezervuarët e ngrirë të Linzës pa pasur frikë për rrezikun.

Fëmijët rrëshqasin pa pasur frikë se akulli mund të thyhet dhe të përfundojë në një tragjedi të ngjashme më atë të një dite më parë. Pamjet tregojnë edhe mospërgjegjësinë e prindërve për të kontrolluar fëmijët e tyre në këto ditë të ftohta.

Një ditë më parë 12-vjeçari F.Gurakuqi që luante prej 3 ditësh mbi rezervuarin e ngrirë të Mëzeit u mbyt aksidentalisht pasi sipërfaqja e akullit u ça duke e zënë brenda. Motra e tij 15-vjeçare u hodh ta shpëtonte, duke rrezikuar edhe ajo jetën, por nuk mundi.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: