Nga ish-burgu i Spaçit, aty ku vuajtën dënimin qindra të dënuar politikë dhe teksa pritet votimi dhe zgjedhja e Gramoz Ruçit, të rinjtë e FRPD kanë protestuar në Burgun e Spaçit kundër rikthimit në poste të larta të ish-zyrtarëve të diktaturës komuniste.

Në tubimin, si reagim kundër zgjedhjes së Gramoz Ruçit Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë demokratët e rinj, në mënyrë simbolike lyen muret e burgut me gëlqere, pasi sipas tyre mendimi ndryshe edhe sot do të thotë burg.

Protestës së organizuar nga kreu i FRPD-së Belind Këlliçi, ish- Kreu i Departamentit të të Përndjekurve në PD, Tomorr Alizoti dhe anëtarët e kryesisë së PD i janë bashkuar edhe partitë konservatore dhe të përndjekurit politik.

Ish-të dënuarit në këtë burg u bënë pjesë e protestës duke rikujtuar momentet e tmerrit që përjetuan aty. Protesta vjen në ditën kur parlamenti i Shqipërisë çeli punimet e legjislaturës së 9.
5d7ea77d-d18f-4c06-8a35-2b85d4b10cc5
Deklarata e plotë e kreut të FRPD, Belind Këlliçi
Nga Spaci i dhimbjeve dhe vuajtjeve te kobshme, sot anetare te FRPD vendosen te mbajne 1 minute heshtje, ne nder te gjithe viktimave te regjimit me te eger komunist ne Europe. 1 minute heshtje u mbajt edhe ne nderim te 4 deshmoreve te 2 prillit 1991, Arben Brocin, Bujar Bishanakun, Nazmi Kryeziun dhe Besnik Cekën.

Dita e sotme trazon shpirtrat e tyre, pasi xhelati (Gramoz Ruci) qe me urdherin e tij direkt u mori jeten si ministri i fundit i brendshem i diktatures, sot katapultohet ne krye te tempullit te demokracise, Kuvendit te Shqiperise. Hetuesi dhe prokurori i Enver Hoxhes, nga neser do te jete minister i brendshem i republikes sone.

Ka ardhur koha qe rinia te mos e lere me vendin dhe te shohe emigrimin si te vetmen shprese. Koha ka ardhur qe Edi Rama bashke me xhelatet dhe pinjollet e diktatures te paketoje plackat drejt azilit politik. Shqiperia meriton shume me shume se rikthim ne diktature.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb