Eros Grezda ishte një ndër më të mirët në fushë në ndeshjen e djeshme ndaj Italisë, por mediat fqinjëve nuk e njohin shumë mirë sulmuesin tonë. Gazeta italiane “Corriere dello Sport” ka fjalët më të mirë për sulmuesin shqiptar, por ka ngatërruar foton e tij.

“Shumë aktiv dhe gjithmonë në lojë. Gjuan në portë, dhe nuk heziton asnjëherë të provojë. Më i rrezikshmi në ekipin e tyre”, shkruan e përditshmja italiane. Në fakt në foton e tij është vendosur Amir Rrahmani, i cili aktivizohet në kombëtaren e Kosovës./vipsport.al
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb