Roberto Gagliardini, mesfushori i Interit, ka përfunduar sërish nën kritika nga tifozët zikaltër për shkak të një fotoje të postuar në ‘instagram’.

24-vjeçari i blerë nga Atalanta për 25 mln euro u fotografua sezonin e kaluar në stadiumin e Juventusit duke parë ndeshjen e “Champions League” të bardhezinjve kundër Barcelonës dhe kjo nuk u pëlqeu aspak zikaltërve.
IMG_6250
Tanimë që kjo po harrohej, një foto në ‘instagram’ ka ngjallur shumë debate, duke rikthyer edhe një herë kritikat ndaj lojtarit. Edhe pse me ngjyrat e modifikuara, disa karrige në ambientet e shtëpisë së lojtarit duken bardhezi, detaj që nuk u ka pëlqyer zikaltërve.
galiardini
Për të qartësuar situatën ka ndërhyrë e fejuara e futbollistit e cila ka shkruar se karriget i kanë ngjyrat e bardha dhe të gjelbra.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: