Xhani De Biazi takoi sot për herë të parë lojtarët e Kombëtares shqiptare që nga momenti kur ai u largua nga pankina kuqezi, vendim të cilin ata e kishin mësuar nëpërmjet SMS-ve të trajnerit në muajin qershor. Por ai u kthye sot përsëri në fushë mes kuqezinjve, për t’i përshëndetur nga afër.

Trajneri shkëmbeu përqafime e batuta me lojtarët, por nuk u mjaftua me kaq. Ai postoi në rrjetet sociale edhe një mesazh domethënëse kushtuar lojtarëve , disa prej të cilëve kanë qenë pjesë e rrugëtimit të tij pesëvjeçar në stolin kuqezi.

de-biazi111-470x566
“Edhe pse nuk jam më trajneri juaj, unë jam dhe do të jem gjithmonë me ju. Forca Shqipëri”, ishte mesazhi i De Biazit që u drejtohej djemve të Kombëtares./panoramasport/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: