TIRANË- Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në kryeqytet. Bëhet fjalë për 4 persona nga Elbasani dhe një nga Tirana të moshave të ndryshme nga 26 deri në 51 vjeç që kishin klientelë kryesisht në zonën e “Oxhakut”, “Xhamllikut” etj.

Me datë 06.01.2018, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

– Elton Hasnjoku, 41 vjeç, banues në Tiranë.
– Armand Pisha, 28 vjeç, banues në Elbasan.
– Migen Jani, 34 vjeç, banuese në Elbasan.
– Shpetim Myrta, 51 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë.
– Mariglen Gostima, 26 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në bazë informacioneve të marra në rrugë operative që dispononte Seksioni për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtim të goditjes së veprimtarisë të kundraligjshme në fushën e narkotikëve rezultonte se:

Shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri tjetrin shisnin lëndë narkotike e llojit të dyshuar “Kokainë” me klientelë kryesisht në zonën e Oxhakut, Xhamllikut etj në qytetin e Tiranës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në 2 automjetet tip “Golf 5”, që këta shtetas lëviznin u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
• 256.5 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Kokainë”

Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
• 2 automjete
• 8 telefona celularë

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lendeve narkotike në bashkëpunim”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: