KORCE– Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur gjatë natës në aksin rrugor Korçë-Kapshticë. Në objektivin e katër autorëve ka qenë një pikë karburanti në afërsi të fshatit Dishnicë.

Nuk dihet ende shuma e grabitur në pikën e karburantit, por mësohet se grabitësit pasi kanë dhunuar punonjësin e objektit, janë ngjitur në katin e dytë për te kasaforta.

Siç raporton gazetarja Lediona Xheladinaj, grabitësit pasi kanë marrë paratë kanë tentuar të largohen nga vendngjarja, por aty menjëherë ka mbërritur policia, e cila u njoftua nga roja e karburantit teksa 4 personat përpiqeshin të hapnin kasafortën.

Uniformat blu janë vënë në ndjekje të grabitësve dhe u kanë kërkuar atyre të ndalojnë, por ata kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të policisë.

Mësohet se për disa çaste ka patur shkëmbin zjarri mes forcave të policisë dhe 4 grabitësve, të cilët kanë arritur të largohen me një automjet.

Dyshohet se autorët kanë grabitur një shumë të madhe parash, ndërsa policia vijon aksionin për kapjen e tyre,

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: