Lajmi që askush nuk e priste në fillim të merkatos është dhënë sot në mesditë nga Real Madrid: Cristiano Ronaldo është futbollisti më i ri i Juventusit.

Pak çaste pas këtij zyrtarizimi klubi francez i Nimes Olimpique ka habitur teksa në rrjetet sociale i ka uruar Ronaldos mirëseardhjen te Juventusi.

Në “twitter” ata kanë shkruar: “Nimes Olimpique është krenar dhe e kënaqur për zyrtarizimin e @Cristiano @juventusfc për sezonin 2018/2019. Mirëserdhët Cristiano! “-ishin fjalët që shoqëronin foton e Ronaldos.

Ky status është fshirë pas disa minutash, ndërsa klubi ka lënë të kuptohet se llogaria është hakuar. “Kush ka raportuar nga Twitteri jonë?”-thuhet në postimin e fundit.

cr7nimois-470x106

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: