Ish-sekretarja e shtetit amerikan Hillary Clinton, së fundmi është vendosur në qëndër të mediave, por jo rreth temave politike. Këngëtarja e njohur amerikane, Katy Perry ka publikuar në “Instagram” një fotografi në të cilën shihet Hillary Clinton me një palë këpucë të dizajnuara nga Perry me emrin ‘The Hillary’. “O Zot, e dua aq shumë”, shkruan Perry. Në këtë mënyrë ish-kandidatja për Presidente në SHBA po i rikthen nderin këngëtares, sepse kjo e fundit e përkrahu gjatë fushatës. Megjithatë të gjithë kanë komentuar pozën e Hillary duke treguar se ajo po shkëlqen dhe duket shumë e lumtur.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb