Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

FOTO/ I gjejnë 600 gramë C4 dhe 7 kg dinamit në shtëpi, pranga 57-vjeçarit në Memaliaj (Emri)

MEMALIAJ- Një 57-vjeçar nga Memaliaj është arrestuar nga policia pasi i janë gjetur në shtëpi 7.6 kg lëndë eksplozive, kapsolla detonatore dhe fitil zjarrpërcjellës.

Sipas policisë në Memaliaj, në bazë të informacioneve policore të marra në rrugë operative nga shërbimet e Stacionit të Policisë, se një shtetas në fshatin Kurtjes dispononte lëndë ekspolzive, kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë kanë zhvilluar operacionin e koduar “KURTJES”.

Si rezultat i operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Astrit Bilo, 57 vjeç, banues në fshatin Kurtjes, në Memaliaj.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e shërbimeve të policisë në banesën e këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 1 kallëp tritol 200 gr; 600 gramë C4; 6.8 kg lëndë plasëse (dinamit); 12.7 metër fitil zjarrpërcjellës; 45 kapsolla detonatore; dhe 1 thikë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

(Balkanweb)


KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .