Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

FOTO/ I shpërthen bombola e kremit të ëmbëlsirave, vdes blogerja franceze

FRANCE – Një bombol e vogël kremi ëmbëlsirash i ka marrë jetën një blogereje fitnesi në Francë. Rebecca Burger instruktorja e fitnesit ishte e njohur për këshillat e saj mbi stilin e jetesës së shëndetshme në rrjetet sociale.

33-vjeçarja kishte mbi 50 000 fansa në Facebook dhe mbi 160 mijë ndjekës në Instagram.Lajmi i vdekjes u dha nga familjarët, të cilët përdorën rrjetet sociale për të paralajmëruar njerëzit mbi rrezikun e kësaj pajisje.

Bombola i shpërtheu blogeres në kraharor. Goditja ishte aq e fortë sa i shkaktoi një atak në zemër.Njëri prej familjarëve të adhurueses së fitnesit i këshilloi njerëzit në Instagram të mos e përdorin bombolën e kremit, duke theksuar se në qarkullim janë me mijëra të tilla me defekte të tilla shkruan Corriere.

Një grup francez në mbrojtje të konsumatorit ka paralajmëruar prej vitesh mbi rrezikun e pjesëve difektoze bashkuese të kapsulave të gazit. Edhe pse deri më tani ato nuk kishin shkaktuar vdekje, raste dëmtimesh janë raportuar edhe më parë, e në njërin prej tyre përdoruesi humbi njërin sy.

Në vitin 2013, një viktimë e plasjes së një bombole të ngjashme i tha radios RTL se nga shpërthimi kishte thyer 6 brinjë dhe dërrasën e kraharorit, ndërsa në spital e patën sqaruar se po ta kishte pajisjen të drejtuar nga zemra, do të kishte vdekur në vend.
(er.cu/BalkanWeb)


KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.