ITALI- Një 37-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në një aksident në Itali në një autostradë të Catania-s. Mediat italiane shkruajnë se në aksident janë përfshirë dy makina. Të njëjtat burime shkruajnë se 37-vjeçarja shqiptare ka inicialet V.D. Ajo ka humbur jetën në vend ndërsa një 27 vjeçar italian ka mbetur i plagosur rëndë.  37-vjeçarja V.D drejtonte një makinë të tipit Ford dhe kur po hynte në kthesë është përplasur kokë më kokë me makinën e të riut italian. Përplasja ka qenë aq e fortë saqë e reja ka fluturuar nga makina e saj dhe është përplasur në asfalt.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: