Një burrë ka vdekur pasi është tërhequr zvarrë nga një kalë gjatë ‘Garës me kuaj’ që çdo vit mbahet në Chieuti, në provincën e Foggia.

Burri po shihte spektaklin kur një kalë e ka goditur. Teksa gjendej i shtrirë në tokë viktima është shtypur nga karrocat dhe nga kafshë të tjera me shpejtësi të madhe. Ndihma e shpejtë ka qenë e kotë.

Burri ndodhej në rrugë teksa shijonte spektaklin që mbahet në rrugët e qytetit. Duket që kali është shkëputur nga kalorësi duke u vërsulur pa kontroll mbi spektatorët. Burrit i është dhënë ndihma dhe është dërguar në spital, por nuk ka mundur të shpëtojë si pasojë e plagëve të marra.
(da.xha/BalkanWeb)
C_2_fotogallery_3087511_9_image

C_2_fotogallery_3087511_5_image

C_2_fotogallery_3087511_7_image

C_2_fotogallery_3087511_8_image

C_2_fotogallery_3087511_15_image

C_2_fotogallery_3087511_14_image

C_2_fotogallery_3087511_12_image

C_2_fotogallery_3087511_11_image

C_2_fotogallery_3087511_2_image

C_2_fotogallery_3087511_1_image

C_2_fotogallery_3087511_10_image

C_2_fotogallery_3087511_16_image

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb