LEZHE– Babë e bir janë arrestuar paraditen e sotme nga Policia e Lezhës, pasi u është gjetur në banesë një sasi prej 161 kilogramësh kanabis sativa.

Nga kontrolli i ushtruar në ambientet e banesës së shtetasve Leo (Rit) Koca, 35 vjeç, dhe Mark Koca, 65 vjeç, policia ka gjetur lëndën narkotike të futur në 6 bidona plastikë dhe 3 qese plastike.

Sakaq është sekuestruar sasia e gjetue e kanabisit, dhe janë vënë në pranga Leo dhe Rit Koca.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Lezhës për akuzën e “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: