SHBA – Ivanka Trump vazhdon të kryejë rolin e Zonjës së Parë, këpucë me taka, pantallona klasike të zeza dhe xhaketë. Vajza e preferuar e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump së bashku më bashkëshortin e saj, Jared Kushner, i cili është emëruar këshilltar i lartë në administratën e re, shihen të lidhur çdo ditë e më shumë me Shtëpinë e Bardhë.

Dhe nëse Zonja e Parë e vërtetë, Melania me djalin e saj, Barron kanë qëndruar në New York, familja e Ivankës jeton çdo ditë e më tepër pranë presidentit.

Vetë Ivanka ka postuar në rrjetet sociale një foto, ku shihet në një nga korridoret e Shtëpisë së Bardhë me djalin saj të vogël 10 muajsh Theodore. “Telefonatë punë në Shtëpinë e Bardhë me asistentin tim personal, Theodore”, – shkruan 35-vjeçarja.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb