TIRANE– ‘BalkanWb’ publikon emrat dhe fotot e viktimave që humbën jetën tragjikisht në aksidentin e frikshëm që ndodhi mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës.

Mësohet se nga aksidenti humbi jetën drejtuesi i njërit mjet, Dashnor Deliallisi, si dhe nga mjeti tjetër, Greta Sherifi nga Sarandë, e cila ishte shofere në mjetin tjetër, shoqja e saj Izabela Balla dhe Elona Xhuti, 34 vjec, nga Tirana, e divorcuar, nënë e një djali 12 vjec. Sipas të dhënave që përcjellin të afërmit e viktimave, mësohet se vajzat ishin duke shkuar për në Greqi, atje ku jetonte edhe Izabela Balla.

Po ashtu, të afërm të 36-vjeçarit bënë me dije se ai ishte baba i dy fëmijëve dhe punonte si emigrant në Itali.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb