Vuçiç fitoi zgjedhjet presidenciale dhe është presidenti i ri i Serbisë por u vërtetua se serbët që përkrahnin fitoren e Aleksandër Vuçiç, ishin të organizuar mjaft mirë. Ata blenë votat në mënyra nga më të ndryshmet. Serbët blenë votat e romëve të jugut të Mitrovicës në këmbim të mallrave të ndryshme. Por gjithashtu, u mësua se romët as nuk votuan vetë. Atyre ua morën letërnjoftimet grupi i Milan Radoiçiç-it dhe me ato letërnjoftime votuan për Vuçiç. Në fotografitë shihen qytetarë romë të jugut të Mitrovicës teksa marrin mallra nga veriu, në këmbim të votës. Në Mitrovicë tregojnë se ditë më parë romëve u janë dhënë nga tre pensione, vetëm e vetëm për të dalë në votime në zgjedhjet serbe që po mbahen në Kosovë. Ndërkaq më herët ka raportuar edhe për keqpërdorime të tjera në zgjedhjet serbe të mbajtura në veri të Mitrovicës./Gazetametro.

romet

romet-mallra

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: