Ky jaht super-luksoz, i quajtur “E Bukura” dhe që kushton rreth 210 milionë paundë, është dizajnuar specifikisht për një gratë. Ai është cilësuar nga media si jahti më luksoz në botë.

Dizajnuesja Lidia Bersani thotë se jahti, rreth 80 metra i gjatë, është dizajnuar duke pasur gratë në mendje, të cilat duan të ndiejnë diçka femërore në çdo prekje.

Gjithçka është kuruar me shumë kujdes, duke luajtur me të bardhën dhe me mozaikët ngjyrë ari. Mobiljet janë prej druri ndërsa abazhurët me kristale Zwarovski.

Në websajtin e saj zyrtar, Lidia thotë se “Jahti është në stilin e veçantë Bersani, romantik dhe i ngrohtë.”

Jahti i menduar për 12 persona vjen me salla për muzikë live, vende ngrënie e ndenje, sallone sporti, klub nate, kinema etj, Jahti ka gjithçka, madje ka vend edhe për uljen e helikopterit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: