BRITANI E MADHE – Janet Jackson shfaqet në publik për herë të parë me veshje myslimane. Këngëtarja amerikane u konvertua në muslimane pas martesës me miliarderin nga Katari.

Artistja 50 ka ndjekur rrugët e vëllezërve të saj Jermaine dhe Michael Jackson, të cilët po ashtu si ajo ndryshuan fe.

Mediat rozë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shkruajnë se këngëtarja po përgatit seriozisht edhe zhvendosjen në Lindjen e Mesme për të jetuar me bashkëshortin e saj.

Janet Jackson është në pritje të fëmijës së saj të parë. Ajo së fundmi është fotografua në londër duke bërë shopping së bashkë me bashkëshortin, 41-vjecarin, Wissam Al Manna.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb