Prania e saj në “Javën e Modës” në Milano, bëri që të pikasej nga emrat më të fuqishëm të kësaj industrie. Siç ju kemi njoftuar edhe më herët, bolgerja e suksesshme shqiptare Armina Mevlani ndodhet këto ditë në qytetin italian, ku po shijon shumë nga aktivitetet që sjell “Java e modës” deri në datë 25 shtator.

Duket se përveç shijimit, Mevlani po kryen edhe takime të rëndësishme pune, të cilat po rezultojnë të frytshme. Ajo ka qenë e përzgjedhura e markës së famshme “Tod’s”, një firmë prodhimi këpucësh e aksesorësh të cilësisë së lartë, themeluar në vitin 1978 në Itali, për të qenë ‘host’ në prezantimin e koleksionit të ri të tyre.

Këtë e kuptuam nga postimi më i fundit i Arminës. Ajo ka publikuar një foto me CEO-n e “Tod’s”, Diego Della Valle ku e falënderon për faktin që e përzgjodhi. Kjo nuk është hera e parë që Armina bën bashkëpunime ndërkombëtare.

Edhe më herët ajo ka bashkëpunuar me firma të njohura dhe të suksesshme. Blogu i saj, i kthyer tashmë në një biznes për Arminën, duket se po i hap rrugët për të qenë prezente në rreshtin e parë të sfilatave shumë të rëndësishme në “Javën e Modës” dhe jo vetëm kaq, ajo po grumbullon të ardhura prej tij.

Mevlani ka qenë së fundmi prezente në disa media e blogje ndërkombëtare të modës për prezencën e saj në Milano. /revistawho

ImageImage

Në 20-vjetorin e ‘Missoni’Image

Me aktorin Jesse MetcalfeImageImageImage

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb