SHBA – Sezonin e kaluar stilistja indoneziane Aniesa Hasibuan ka hyrë në historinë e modës kur ka prezantuar koleksionin e veshjeve për femra myslimane.

Tani ka vendosur që me performancën në pistë, në Javën e Modës në New-York t’i përgjigjet politikës kundër emigrantëve të kryetarit të tanishëm amerikan, Donald Trump.

“Ky është rasti që të tregohet se sa i bukur është islami. Besoj që ju duhet të keni mundësi të njëjta, posaçërisht nëse ai apo ajo zotërojnë talent, kanë pasion apo aftësi, sepse nuk janë të këqij të gjithë emigrantët.

Kemi treguar që edhe ata janë të bukur dhe i japin kontribut Amerikës”, ka thënë stilistja indoneziane.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb