SHBA – Jennifer Lopez dhe Marc Anthony janë bashkuar sërish për një arye madhore, ditëlindjen e nëntë të binjakëve të tyre. Dy ish-ët, të cilët shkëmbyen një puthje në skenë në Latin Grammys 2016, bashkohen gjithmonë në raste festash sidomos kur bëhet fjalë për fëmijët e tyre.

Pavarësisht se cfarë ka ndodhur mes tyre ata vazhdojnë ta mbështesin njëri -tjetrin, Këtë herë, mikesha e JLo, Leah Remini, ishte e para që lajmëroi këtë bashkim të Jennifer dhe Marc, duke postuar një foto nga festa e Max dhe Emme, me hashtagët #family and #memories.

Kohët e fundit, Marc u vu sërish në qendër të vëmendjes për një lidhje me një modele 21-vjeçare vetëm disa ditë pasi kishte deklaruar ndarjen nga Shannon De Lima.
Nga ana tjetër, J Lo na shokoi të gjithëve në shfaqjen “The Ellen DeGeneres Show”, kur tha se ka shumë simpati anëtarin e “One Direction”, Harry Styles.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb