SHBA – Të njohurit shpesh thonë fjalët e famshme “a e di kush jam unë”, kur takohen me forcat e ligjit.

Mirëpo Jessica Alba nuk kishte pse t’i thoshte këto fjalë kur e ndaloi një oficer policie në Los Angeles ditën e dielë.

Ai nuk e kishte ndërmend ta dënonte për gjë aktoren, por vetëm t’i tregonte se si në krahun e tij ka bërë një tatuazh me fytyrën e saj.

“Definitivisht njëri nga momentet surreale në jetën time”- ka thënë Jessica Alba, në një video që e ka shpërndarë në rrjetet sociale.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb