Juventusi nuk ka afruar asnjë lojtar deri më tani në merkaton e janarit, por në planet e klubit fillimisht po mendohet për largimet. Për këtë arsye bardhezinjtë kanë bërë gati një listë me futbollistët të cilët janë nxjerrë në merkato dhe njëri prej tyre është edhe Claudio Marchisio.

Kjo ka irrituat tifozët të cilët kanë dalë kundër shitjes së futbollistit i cili karrierën e tij e ka zhvilluar vetëm në Torino. Prej 13 vitesh Marchisio është bardhezi por kohët e fundit për shkak dëmtimesh ai nuk ka arritur të kthehet ai i dikurshmi.

Ky fakt nuk u intereson aspak tifozëve pasi ata më shumë vlerësojnë besnikërinë dhe për këtë arsye në formë proteste kanë shkuar në qendrën strvitore me një pankartë ku shkruhej: “Marchisio nuk do të lëvizë, Marchisio do të qëndrojë me ne”.
striscione.marchisio.vinovo.ilbianconero.1080x648-470x265
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb